top of page

Zotëro fuqinë tënde

Bashkohu në turneun e "E Fortë si Grua" 

E Fortë si Grua:

Fushata “E Fortë si Grua” adreson çështjet e dhunës me bazë gjinore nëpërmjet metodologjisë ESD- një qasje transformuese e cila do të përçohet gjatë një serie unike trajnimesh në 12 qytete të Shqipërisë për t'i mësuar ato të zotërojnë aftësi të vetëmbrojtjes dhe për të thyer mitin e dhunës, nëpërmjet tregimit të historive personale dhe për të promovuar rëndësinë e një rrjeti te fuqizuar të grave.

Turneu “E Fortë si Grua” synon te mbështesë gratë dhe vajzat Shqiptare, që jetojnë në kontekst dhune, të mësojnë Fuqizim nëpërmjet vetëmbrojtjes (ESD), në mënyrë që të mbrojnë veten, parandalojnë dhunën dhe të mos ndihen më të pafuqishme.

Në dy vitet e fundit Shqipëria është përballur me një tërmet të fortë dhe me pandeminë Covid-19. Këto fatkeqësi i kanë shtyrë gratë dhe vajzat edhe më thellë në rolet e tyre tradicionale dhe pabarazinë gjinore si dhe kanë përkeqësuar përvojën e dhunës me bazë gjinore në të gjithë vendin.

Turneu 'E Fortë si Grua' do të krijojë një mundësi për gratë shqiptare në komunitetet lokale që të mësojnë ESD (Fuqizimi përmes Vetëmbrojtjes), një qasje transformuese gjinore, gjatë një trajnimi të bazuar në zhvillimin e aftësive, që synon të edukojë gratë dhe vajzat për të identifikuar rrezikun, për të thyer mitin rreth dhunës dhe për të zhvilluar mjete dhe strategji vetëmbrojtëse të domosdoshme për t’u përdorur.

Kjo nismë do të zbatohet në bashkëpunim me UN Women në Shqipëri në kuadër të projektit ‘Për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e ndjeshëm ndaj gjinisë pas tërmetit’ dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria Suedeze nëpërmjet fondit të kombeve të bashkuara për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në shqipëri. 

2.jpg

Kush është ESD Albania?

ESD Albania (Empowerment through Self-Defense Albania) është një program i organizatës  jo-fitimprurëse Shqiptare Aikido Albania, i cili i dedikohet rritjes së aksesit të kursit të “Fuqizimit nëpërmjet Vetëmbrojtjes” në Shqipëri dhe rajon.
Qëllimi i këtij programi është të rrisë përdorimin e ESD-ës si mjet kryesor për parandalimin e rasteve të dhunës, për edukimin mbi çështjet e pabarazisë gjinore dhe për fuqizimin e individëve me fokus vajzat dhe gratë.

 

GDGF.jpg

BËHU PJESË E RRJETIT ESD NË SHQIPËRI ME MË SHUMË SE 40 INSTRUKTORE/Ë & +1000 NJERËZ TË TRAJNUAR

Çfarë është metodologjia ESD? 
 

Një metodologji e integruar edukuese e cila jep njohuri dhe aftësi për vetë-mbrojtjen kundrejt dhunës fizike, verbale, emocionale, duke dhënë mjete për parandalimin e rasteve të dhunës, vendosjen e kufijve të shëndetshëm në marrëdhënie si dhe duke edukuar mbi çështjet sociale që lidhen me dhunën me bazë gjinore, të drejtat për t’u vetëmbrojtur dhe për të patur një jetë të sigurt e të shëndetshme.

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
kl.jpg

PËRSHTYPJE

Punonjëse sociale, Tiranë

Ky trajnim i kaloi pritshmëritë e mia në të gjitha aspektet.

Drita Uka, Mësuese
"At Shtjefen Gjecovi", Lezhë

Ky trajnim ishte shumë i vlefshëm për mua dhe besoj se do të më shërbejë shumë në punën time si mësuese.

Nxënës, Tiranë

ESD më mësoi se si të përballoj situata të ndryshme në përditshmëri.

bottom of page