Kliko për të shkarkuar paketën për shtyp
Person Kontakti:
Livia Tice
+355 69 287 8057
liviatice@googlemail.com
NOFTIMI PËR SHTYP
TURNEU E FORTË SI GRUA BËN NDALESËN E FUNDIT NË TIRANË
82 nxënëse nga gjimnazet e Tiranës morën pjesë sot në trajnimin përmbyllës të Turneut eFortëSiGrua të fuqizimit nëpërmjet vetëmbrojtjes për parandalimin e dhunës.
[Tiranë, 10 Dhjetor 2021]:
Më datë 10 dhjetor, te Kompleksi Olimpik Turneu ‘E Fortë si Grua, bëri ndalesën e tij të fundit në rrugëtimin që u zhvillua në 12 qytete të Shqipërisë.
82 vajza morën trajnim e tyre të dytë falas nga instruktoret e ESD dhe demonstruan së bashku teknika të vetëmbrojtjes fizike dhe verbale si dhe u edukuan mbi caktimin e kufijve dhe parandalimin e dhunës.
Trajnimet ESD ofrojnë strategji dhe mjete për t’i mësuar gratë dhe vajzat të zotërojnë aftësi vetëmbrojtjeje.
Qëllimi i këtij turneu është të mbështesë gratë dhe vajzat shqiptare, që për shkak të pasojave të pandemisë COVID – 19 dhe tërmetit janë detyruar të struken më shumë në rolet e tyre tradicionale si dhe kanë përjetuar dhunën me bazë gjinore.
Kjo nismë është zbatuar në bashkëpunim me UN Ëomen në Shqipëri në kuadër të projektit ‘Për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e ndjeshëm ndaj gjinisë pas tërmetit’ dhe mbështetur financiarisht nga Qeveria Suedeze 🇸🇪 nëpërmjet fondit të kombeve të bashkuara për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.
Prezentë sot ishin Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi, Zv. Kryetarja e Bashkisë, Anuela Ristani, Përfaqësuesi i UN Ëomen në Shqipëri, Miçele Ribotta, Ambasadori i Hollandës në Shqipëri, Reinout Vos, Oficere e Politikave të Ambasadës Franceze, Juliette Lequesne dhe Këshilltarja e Parë dhe Zv. Kryetarja e Misionit, Valia Pentarvani.
Ambasadori i Hollandës në Shqipëri, Reinout Vos iu drejtua pjesëmarrëseve duke thënë se “Unë kam tre vajza pothuaj në moshën tuaj dhe do të doja që dhe ato të trajnoheshin me Fuqizimin npm. Vetëmbrojtjes.”
Përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, Miçele Ribotta tha se Nëpërmjet turit “E Fortë si Grua” ne kemi nisur një lëvizje për Fuqizimin nëpërmjet Vetëmbrojtjes në Shqipëri, me vajza të reja të cilat me zërin e tyre dhe besim në vetvete, luftojnë dhunën me bazë gjinore.”
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi tha se “Sa më herët të edukohen djemtë dhe vajzat me këto parime aq më shumë efikase do jetë puna jonë për barazi gjinore, sepse nëse të rriturit mësohen me një sjellje të caktuar është shumë e vështirë ta ndryshosh.”
Ndërsa Gentiana Susaj, drejtore e ESD Global për Europën tha se “Ne po avancojmë në krijimin e një komuniteti mbështetës për ESD-ën, bazuar në këtë ne ndërtojmë një shoqëri pa dhunë dhe kur kjo ndodh kemi një familje, një shkollë, një vend që duam.”
Gjatë trajnimeve pjesëmarrëset kanë mësuar për mënyrën se si duhet të veprojnë në situata të cënimit të kufijve, aftësi verbale për vendosjen e limiteve e shprehjen e nevojave si dhe si të vetëmbrohen në situata të sulmeve fizike.
Ky turne ka bërë ndalesa në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe ka trajnuar afërsisht 500 vajza dhe gra. Përmbyllja e tij sot përkon dhe me përfundimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.
Turneu ka ndërgjegjësuar dhe forcuar komunitetin duke ofruar mekanizma parandalimi, mbrojtjeje dhe mbështetje të disponueshme për të gjitha gratë në Shqipëri.
ESD Albania që nga viti 2019 mbi 1000 gra dhe vajza si dhe 40 instruktorë/e janë trajnuar në Shqipëri për këtë metodologji.
###
ESD Albania është programi i OJF-s “Aikido Albania”, e dedikuar për të promovuar “Fuqizim npm. Vetëmbrojtjes”. Puna jonë fokusohet në rritjen e ndërgjegjes publike mbi të mirat e ESD dhe rritjen e aksesit të trajnimeve të ESD si mjet për të fuqizuar vajzat dhe gratë që të ndihen të lira dhe të sigurta.