top of page

Kliko për të shkarkuar paketën për shtyp 

Person Kontakti: 

Livia Tice

+355 69 287 8057

liviatice@googlemail.com 

NOFTIMI PËR SHTYP

MBYLLET TË PREMTEN TURNEU “E FORTË SI GRUA” NË TIRANË 

Turneu “E Fortë si Grua” i cili ka ndaluar në 12 qarqet e Shqipërisë duke trajnuar vajza dhe gra për vetëmbrojtje, bën ndalesën e fundit këtë të premte, te Stadiumi Olimpik në Tiranë.

 

[Tiranë, 8 Dhjetor 2021]: 

 

Në datë 10 dhjetor, te Stadiumi Olimpik në Tiranë, Turneu ‘E Fortë si Grua, bën ndalesën e tij fundit në  rrugëtimin që është zhvilluar në 12 qarqet e Shqipërisë.

Në këtë turne 401 vajza dhe gra morën trajnim falas nga instruktoret e ESD dhe u prezantuan me metodologjinë “Fuqizimi nëpërmjet Vetëmbrojtjes” si dhe u edukuan mbi caktimin e kufijve dhe parandalimin e dhunës.

Trajnimet ESD ofrojnë strategji dhe mjete për t’i mësuar gratë dhe vajzat të zotërojnë aftësi vetëmbrojtjeje.

Turneu ka bërë bashkë gjimnaze, organizata të ndryshme jo-fitimprurëse si dhe është realizuar në bashkëpunim më bashkitë lokalë në të gjitha qarqet.

Qëllimi i këtij turneu  është të mbështesë gratë dhe vajzat shqiptare, që për shkak të pasojave të pandemisë COVID – 19 dhe tërmetit janë detyruar të struken më shumë në rolet e tyre tradicionale si dhe kanë përjetuar dhunën me bazë gjinore.

 

Gjatë trajnimeve pjesëmarrëset mësuan për mënyrën se si duhet të veprojnë në situata të cënimit të kufijve, aftësi verbale për vendosjen e limiteve e shprehjen e nevojave si dhe  si të vetëmbrohen në situata të sulmeve fizike.

 

Ceremonia përmbyllëse në 10 dhjetor përkon dhe me përfundimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.
Kjo ceremoni do të ketë pjesëmarrjen e disa ambasadave, Hollandeze dhe Greke, bashkisë Tiranë, ministrisë së Arsimit dhe Sporteve si dhe gjimnazeve të qytetit, Liceu Artistik, Shkolla e Baletit, Sami Frashëri.

 

Kjo nismë sfiduese u kthye në realitet me sukses, me 401 vajza dhe gra të trajnuara nga shkolla, gjimnaze, organizata jo-fitimprurëse dhe institucione shtetërore.
 

Pjesëmarrja e lartë, reagimet, përshtypjet pozitive dhe kërkesat e shumta për trajnime të mëtejshme na japin shpresë për të vazhduar punën tonë.

ESD Albania që nga viti 2019 mbi 1000 gra dhe vajza si dhe 40 instruktorë/e janë trajnuar në Shqipëri për këtë metodologji.

###

ESD Albania është programi i OJF-s “Aikido Albania”, e dedikuar për të promovuar “Fuqizim npm. Vetëmbrojtjes”. Puna jonë fokusohet në rritjen e ndërgjegjes publike mbi të mirat e ESD dhe rritjen e aksesit të trajnimeve të ESD si mjet për të fuqizuar vajzat dhe gratë që të ndihen të lira dhe të sigurta.
 

bottom of page