top of page

Kliko për të shkarkuar paketën për shtyp 

Person Kontakti: 

Livia Tice

+355 69 287 8057

liviatice@googlemail.com 

NOFTIMI PËR SHTYP

TURNEU E FORTË SI GRUA BËN NDALESËN E TRETË NË TROPOJË

70 veta morën pjesë dhe mbi 40 vajza u trajnuan për fuqizim nëpërmjet vetëmbrojtjes për parandalimin e dhunës në kuadër të Turneut eFortëSiGrua në qytetin e Tropojës

 

[Tiranë, 19 Nëntor 2021]: 

 

Në datë 19 nëntor, te Stadiumi i lojërave me dorë “Valbona” në  Tropojë , Turneu ‘E Fortë si Grua’, bëri ndalesën e tij të tretë në  rrugëtimin që do të vijojë në 12 qytete të Shqipërisë.

Mbi 40 vajza morën trajnim falas nga instruktoret e ESD për vetëmbrojtjen, caktimin e kufijve verbalë dhe parandalimin e dhunës.

Trajnimet ESD ofrojnë strategji dhe mjete për t’i mësuar gratë dhe vajzat të zotërojnë aftësi vetëmbrojtjeje.

Qëllimi i këtij turneu është të mbështesë gratë dhe vajzat shqiptare, që për shkak të pasojave të pandemisë COVID – 19 dhe tërmetit janë detyruar të struken më shumë në rolet e tyre tradicionale si dhe kanë përjetuar dhunën me bazë gjinore.

 

Gentiana Susaj, drejtore e ESD Global për Europën iu drejtua pjesëmarrseve “Pavarësisht se nga vijmë, kemi mundësi të ndjekim ëndrrat tona, rëndësi ka vetëm se kush jemi dhe se çfarë jete duam të ndërtojmë.”

 

Gjatë trajnimit pjesëmarrëset mësuan për mënyrën se si duhet të veprojnë në situata të cënimit të kufijve, aftësi verbale për vendosjen e limiteve e shprehjen e nevojave si dhe  si të vetëmbrohen në situata të sulmeve fizike.

 

Një nga pjesëmarrëset u shpreh për trajnimin “Një aktivitet që do i duhej çdokujt. Secila prej nesh ka të drejtë të vetëmbrohet chfarëdo moshe.”

 

Një tjetër pjesëmarrëse, tha se “Aktiviteti ishte i mrekullushueshëm, këtë ditë nuk do ta harrojmë asnjëherë.”

Në këtë trajnim ishin prezentë dhe kryetari i bashkisë së Tropojës si dhe organizata të tjera lokale.


Kryetari tha se “Dhe pse shtrihemi në një territor më të vogël se zonat e tjera, administrata e bashkisë sonë ka një numër më të madh grash se sa burrash. Ne duhet të jemi në krahun tuaj gjithmonë së bashku me organizatat e tjera për të luftuar dhunën.”

Ky turne do të mbërrijë në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe do të përmbyllet në 10 dhjetor, çka përkon me përfundimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Turneu pritet të ndërgjegjësojë dhe forcojë komunitetin duke ofruar mekanizma parandalimi, mbrojtjeje dhe mbështetje të disponueshme për të gjitha gratë në Shqipëri.  

ESD Albania që nga viti 2019 mbi 1000 gra dhe vajza si dhe 40 instruktorë/e janë trajnuar në Shqipëri për këtë metodologji.

###

ESD Albania është programi i OJF-s “Aikido Albania”, e dedikuar për të promovuar “Fuqizim npm. Vetëmbrojtjes”. Puna jonë fokusohet në rritjen e ndërgjegjes publike mbi të mirat e ESD dhe rritjen e aksesit të trajnimeve të ESD si mjet për të fuqizuar vajzat dhe gratë që të ndihen të lira dhe të sigurta.

18 Nëntor 2021

17 Nëntor 2021

16 Nëntor 2021

bottom of page