top of page

Kliko për të shkarkuar paketën për shtyp 

Person Kontakti: 

Livia Tice

+355 69 287 8057

liviatice@googlemail.com 

NOFTIMI PËR SHTYP

TURNEU E FORTË SI GRUA BËN NDALESËN E DYTË NË LEZHË
28 vajza u trajnuan për fuqizim nëpërmjet vetëmbrojtjes për parandalimin e dhunës në kuadër të Turneut eFortëSiGrua në qytetin e Lezhës

 

[Tiranë, 18 Nëntor 2021]: 

 

Në datë 18 nëntor, në memorialin e Skë nderbeut në  Lezhë , Turneu ‘E Fortë si Grua, bëri ndalesën e tij të  dytë  në  rrugëtimin që do të vijojë në 12 qytete të Shqipërisë.
 

28 vajza morën trajnim falas nga instruktoret e ESD për vetëmbrojtjen, caktimin e kufijve verbalë dhe parandalimin e dhunës.
 

Trajnimet ESD ofrojnë strategji dhe mjete për t’i mësuar gratë dhe vajzat të zotërojnë aftësi vetëmbrojtjeje.
 

Qëllimi i këtij turneu  është të mbështesë gratë dhe vajzat shqiptare, që për shkak të pasojave të pandemisë COVID – 19 dhe tërmetit janë detyruar të struken më shumë në rolet e tyre tradicionale si dhe kanë përjetuar dhunën me bazë gjinore.
 

Gentiana Susaj, drejtore e ESD Global për Europën tha se “Sot po mbajmë trajnimin te memoriali i Gjergj Kastriot. Ta kishte njohur Gjergji në kohën e tij ESD-n, gjërat do të ishin shumë më ndryshe për gratë Shqiptare”
 

Gjatë trajnimit pjesëmarrëset mësuan për mënyrën se si duhet të veprojnë në situata të cënimit të kufijve, aftësi verbale për vendosjen e limiteve e shprehjen e nevojave si dhe  si të vetëmbrohen në situata të sulmeve fizike.
 

Një nga pjesëmarrëset u shpreh për trajnimin “Jo gjithmonë duhet të varemi nga dikush tjetër, ka situata ku do të jemi vetëm e duhet të dimë si të vetëmbrohemi e jo gjithmonë me dhunë.”.

 

Një tjetër pjesëmarrëse, tha se “Ne duhet të jemi forca e grave, që të ngrejnë zërin dhe të përballen me padrejtsitë e jetës, për t’i dalë zot vetes.”

Në këtë trajnim ishin prezentë dhe nën-kryetarja e bashkisë së Lezhës si dhe përfaqësues nga Strehëza për gratë e dhunuara, “Shtëpia Rosalba”.


Nën-kryetarja tha se “Ky trajnim ia ka vlejtur sepse ka krijuar një mjedis më të sigurtë.”

Ky turne do të mbërrijë në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe do të përmbyllet në 10 dhjetor, çka përkon me përfundimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Turneu pritet të ndërgjegjësojë dhe forcojë komunitetin duke ofruar mekanizma parandalimi, mbrojtjeje dhe mbështetje të disponueshme për të gjitha gratë në Shqipëri.  

ESD Albania që nga viti 2019 mbi 1000 gra dhe vajza si dhe 40 instruktorë/e janë trajnuar në Shqipëri për këtë metodologji.

###

ESD Albania është programi i OJF-s “Aikido Albania”, e dedikuar për të promovuar “Fuqizim npm. Vetëmbrojtjes”. Puna jonë fokusohet në rritjen e ndërgjegjes publike mbi të mirat e ESD dhe rritjen e aksesit të trajnimeve të ESD si mjet për të fuqizuar vajzat dhe gratë që të ndihen të lira dhe të sigurta.
 

17 Nëntor 2021

16 Nëntor 2021

bottom of page