top of page

Kliko për të shkarkuar paketën për shtyp 

Person Kontakti: 

Livia Tice

+355 69 287 8057

liviatice@googlemail.com 

NOFTIMI PËR SHTYP

NIS TURNEU “E FORTË SI GRUA"

Turneu ‘E Fortë si Grua’ për fuqizim dhe vetëmbrojtje për parandalimin e dhunës nis në Durrës serinë e trajnimeve që do të zhvillohen në 12  qytete të Shqipërisë. 
 

16 Nëntor 2021

Turneu ‘E Fortë si Grua’, që do të ofrojë një seri trajnimesh frymëzuese për të fuqizuar gratë dhe vajzat në 12 qytete të shqipërisë do të nis të mërkurën, më datë 17 nëntor, në sheshin përpara bashkisë, Durrës.

Trajnimet do të ofrojnë strategji dhe mjete për t’i mësuar atyre të vetëmbrohen, të thyejnë mitin e dhunës, si dhe për të promovuar rëndësinë e krijimit të një rrjeti të fuqizuar të grave.

Gentiana Susaj, drejtore ekzekutive e ESD Albania tha se Durrësi, që është edhe qyteti që pati pasojat më të rënda të tërmetit do të shërbejë si pikënisje e turneut.

‘Në nëtor 2019, dy vite më parë ishte pikërisht Durrësi një nga zonat më të prekura, familjet e te cilëve ende vuajne pasojat sot. Pikërisht këtu do të lançojmë nesër fushatën dhe turneun e ESD-ës, në orën 10, në sheshin para bashkisë, ku do të mblidhemi vajza dhe gra për të mësuar strategji dhe teknika për të ditur si të reagojmë në situata mosmarrveshjeje, apo të dhunës ndërpersonale’.

Qëllimi i këtij turneu është të mbështesë gratë dhe vajzat shqiptare, që për shkak të pasojave të pandemisë Covid – 19 dhe tërmetit janë detyruar të struken më shumë në rolet e tyre tradicionale si dhe kanë përjetuar dhunën me bazë gjinore. Në këtë turne instruktorët e ESD do t’i mësojnë atyre  Fuqizim nëpërmjet Vetëmbrojtjes (ESD) në mënyrë që të mbrojnë veten, parandalojnë dhunën dhe të mos ndihen më të pafuqishme. 

 

Kjo nismë do të zbatohet në bashkëpunim me UN Women në Shqipëri në kuadër të projektit ‘Për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e ndjeshëm ndaj gjinisë pas tërmetit’ dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria Suedeze nëpërmjet fondit të kombeve të bashkuara për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. 

Turneu do të përfundojë në Tiranë më datë 10 Dhjetor dhe pritet të ndërgjegjësojë dhe forcojë komunitetin duke ofruar mekanizma parandalimi, mbrojtjeje dhe mbështetje të disponueshme për të gjitha gratë në shqipëri. 

###

 

ESD Albania është programi i OJF-s “Aikido Albania”, e dedikuar për të promovuar “Fuqizim npm. Vetëmbrojtjes”. Puna jonë fokusohet në rritjen e ndërgjegjes publike mbi të mirat e ESD dhe rritjen e aksesit të trajnimeve të ESD si mjet për të fuqizuar vajzat dhe gratë që të ndihen të lira dhe të sigurta. 

bottom of page