top of page

Kliko për të shkarkuar paketën për shtyp 

Person Kontakti: 

Livia Tice

+355 69 287 8057

liviatice@googlemail.com 

NOFTIMI PËR SHTYP

NIS TURNEU “E FORTË SI GRUA"

Turneu ‘E Fortë si Grua’ për fuqizim dhe vetëmbrojtje dhe parandalimin e dhunës u çel sot në Durrës ku mbi 40 gra dhe vajza u trajnuan falas si të vendosin kufij dhe të thonë ‘Jo!’ të qarë nëpërmjet metodologjisë ESD.
 

17 Nëntor 2021

Turneu ‘e fortë si grua’, që do të ofrojnë një seri trajnimesh frymëzuese për të fuqizuzar gratë dhe vajzat nisi të mërkurën, në datë 17 nëntor, në sheshin përpara bashkisë Durrës rrugëtimin që do të vijojë në 12 qytete të shqipërisë.

Mbi 40 gra dhe vajza morën trajnim falas nga instruktorët ESD për vetëmbrojtjen, caktimin e kufijve dhe parandalimin e dhunës.

 

 

Trajnimet do të ofrojnë strategji dhe mjete për t’i mësuar gratë dhe vajzat të zotërojnë aftësi vetëmbrojtjeje, të thyejnë mitet që rrethojnë dhunën si dhe për të promovuar rëndësinë e krijimit të një rrjeti të fuqizuar të grave.

Qëllimi i këtij turneu  është të mbështesë gratë dhe vajzat shqiptare, që për shkak të pasojave të pandemisë COVID – 19 dhe tërmetit janë detyruar të struken më shumë në rolet e tyre tradicionale si dhe kanë përjetuar dhunën me bazë gjinore.

Gjatë trajnimit pjesëmarrëset mësuan për mënyrën se si duhet të veprojnë për të vendosur kufij fizik, për të mbajtur distancë ndaj një agresioni të mundshëm por edhe si ta shoqërojnë me zë, me një “jo!” të qartë.

 Gentiana susaj, drejtore e ESD Global për Europën u shpreh se “70% e agresioneve seksuale mund të evitohen nëse vendosen kufij të qartë’.

Susaj iu drejtua të pranishmëve duke i thënë se “Të jesh grua nuk është dobësi por është një forcë. Ne duhet ta njohim këtë forcë. Forca jonë është e brendshme, e kemi me vete, dhe është në dorën tonë ta njohim atë dhe ta shfrytëzojmë atë me të gjitha mënyrat.”

Arilda, një nga pjesëmarrëset iu drejtua moshatarëve duke i thënë “Ti je e fortë, je e bukur, je e zgjuar dhe nuk je kurrë vetëm, mund t’ia dalësh!”
 

Një tjetër pjesëmarrse, Alesia u shpreh “Ndihem më e sigurtë se kurrë.  Të gjitha së bashku për të treguar forcën e brendshme si grua’.

 


Kjo nismë  zbatohet në bashkëpunim me UN Women në Shqipëri në kuadër të projektit ‘Për rimëkëmbje dhe rindërtimin e ndjeshëm ndaj gjinisë pas tërmetit’ dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria Suedeze nëpërmjet fondit të kombeve të bashkuara për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në shqipëri. 

Ambasadorja Suedeze në Shqipëri, Elsa Håstad tha “Ne mbështesim barazinë dhe feminizmin, këto të dyja janë themelet e një demokracie dhe shoqërie të mirë. Kjo që po bëni sot është pikërisht nisja e barazisë, feminizmit dhe drejtësisë.“

Ndërsa Michele Ribotta, përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri tha “U tërhoqa menjeherë nga metodologjia e ESD pasi kuptova potencialin që ka per të luftuar stereotipet.” Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e tre koncepteve themelore që sipas tij janë solidariteti, të kërkosh ndihmë dhe të dish të thuash jo. 

Ky turne do të mbërrijë në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe do të përmbyllet në 10 dhjetor, çka përkon me përfundimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Turneu pritet të ndërgjegjësojë dhe forcojë komunitetin duke ofruar mekanizma parandalimi, mbrojtjeje dhe mbështetje të disponueshme për të gjitha gratë në Shqipëri.  

ESD është një metodologji e integruar edukuese e cila jep njohuri dhe aftësi për vetë-mbrojtjen kundrejt dhunës fizike, verbale, emocionale, duke dhënë mjete për parandalimin e rasteve të dhunës, vendosjen e kufijve të shëndetshëm në marrëdhënie si dhe duke edukuar mbi çështjet sociale që lidhen me dhunën me bazë gjinore.

Përfaqsuese e ESD në Shqipëri është programi ESD Albania i zhvilluar nga organizata jo qeveritare “Aikido Albania” me bazë në Tirane.
Që nga viti 2019 mbi 1000 gra dhe vajza si dhe 40 instruktorë/e janë trajnuar në Shqiëpri për këtë metodologji.

###

ESD Albania është programi i OJF-s “Aikido Albania”, e dedikuar për të promovuar “Fuqizim npm. Vetëmbrojtjes”. Puna jonë fokusohet në rritjen e ndërgjegjes publike mbi të mirat e ESD dhe rritjen e aksesit të trajnimeve të ESD si mjet për të fuqizuar vajzat dhe gratë që të ndihen të lira dhe të sigurta.

bottom of page