top of page

Kliko për të shkarkuar paketën për shtyp 

Person Kontakti: 

Livia Tice

+355 69 287 8057

liviatice@googlemail.com 

NOFTIMI PËR SHTYP

TURNEU E FORTË SI GRUA BËN NDALESËN E KATËRT NË KAVAJË


27 vajza u trajnuan për fuqizim nëpërmjet vetëmbrojtjes për parandalimin e dhunës në kuadër të Turneut eFortëSiGrua në qytetin e Kavajës

 

[Tiranë, 23 Nëntor 2021]: 

 

Në datë 23 nëntor, në Gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, Turneu ‘E Fortë si Grua, bëri ndalesën e tij të  katërt  në  rrugëtimin që do të vijojë në 12 qytete të Shqipërisë.

27 vajza morën trajnim falas nga instruktoret e ESD dhe u prezantuan me metodologjinë “Fuqizimi nëpërmjet Vetëmbrojtjes” si dhe u edukuan mbi caktimin e kufijve dhe parandalimin e dhunës.

Trajnimet ESD ofrojnë strategji dhe mjete për t’i mësuar gratë dhe vajzat të zotërojnë aftësi vetëmbrojtjeje.

Qëllimi i këtij turneu  është të mbështesë gratë dhe vajzat shqiptare, që për shkak të pasojave të pandemisë COVID – 19 dhe tërmetit janë detyruar të struken më shumë në rolet e tyre tradicionale si dhe kanë përjetuar dhunën me bazë gjinore.

Gentiana Susaj, drejtore e ESD Global për Europën tha se “Është e rëndësishme që të reagojmë që në shenjat e para kur nuk na respektojnë kufijtë pikërisht që mos të përshkallëzojë situata në një dhunë fizike.”

Gjatë trajnimit pjesëmarrëset mësuan për mënyrën se si duhet të veprojnë në situata të cënimit të kufijve, aftësi verbale për vendosjen e limiteve e shprehjen e nevojave si dhe  si të vetëmbrohen në situata të sulmeve fizike.

Një nga pjesëmarrëset u shpreh për trajnimin” Jeni fantastikë! Na mësuat si të mbrohemi nga gjëra të papritura që mund t’i ndeshim gjatë jetës.”

 

Një tjetër pjesëmarrëse, tha se “Mësuam se si t’i vlerësojmë dhe respektojmë të drejtat tona dhe si të reagojmë kur ato cënohen”

Në këtë trajnim ishin prezentë dhe nën-kryetarja e bashkisë së Kavajës znj. Valbona Mustafa.


Nën-kryetarja tha se “Faleminderit qe ndërmerrni nisma kaq të vyera për gratë. Jam shumë e lumtur që marr pjesë në këtë event kaq domethënës.”

Ky turne do të mbërrijë në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe do të përmbyllet në 10 dhjetor, çka përkon me përfundimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Turneu pritet të ndërgjegjësojë dhe forcojë komunitetin duke ofruar mekanizma parandalimi, mbrojtjeje dhe mbështetje të disponueshme për të gjitha gratë në Shqipëri.  

ESD Albania që nga viti 2019 mbi 1000 gra dhe vajza si dhe 40 instruktorë/e janë trajnuar në Shqipëri për këtë metodologji.

###

ESD Albania është programi i OJF-s “Aikido Albania”, e dedikuar për të promovuar “Fuqizim npm. Vetëmbrojtjes”. Puna jonë fokusohet në rritjen e ndërgjegjes publike mbi të mirat e ESD dhe rritjen e aksesit të trajnimeve të ESD si mjet për të fuqizuar vajzat dhe gratë që të ndihen të lira dhe të sigurta.

bottom of page