top of page

Kliko për të shkarkuar paketën për shtyp 

Person Kontakti: 

Livia Tice

+355 69 287 8057

liviatice@googlemail.com 

NOFTIMI PËR SHTYP

TURNEU E FORTË SI GRUA BËN NDALESËN E NËNTË NË POGRADEC

​

26 pjesëmarrës/se u trajnuan për fuqizim nëpërmjet vetëmbrojtjes për parandalimin e dhunës në kuadër të Turneut eFortëSiGrua në qytetin e Pogradecit

 

[Pogradec, 3 Dhjetor 2021]: 

 

Në datë 3 dhjetor, te Gjimnazi “Gjergj Pekmezi”, Turneu ‘E Fortë si Grua, bëri ndalesën e tij të  nëntë  në  rrugëtimin po zhvillohet në 12 qytete të Shqipërisë.

​

23 nxënëse, mësuese e dukimit fizik, oficeri i sigurisë dhe psikologia e shkollës morën trajnim falas nga instruktoret e ESD dhe u prezantuan me metodologjinë “Fuqizimi nëpërmjet Vetëmbrojtjes” si dhe u edukuan mbi caktimin e kufijve dhe parandalimin e dhunës.

​

Trajnimet ESD ofrojnë strategji dhe mjete për t’i mësuar gratë dhe vajzat të zotërojnë aftësi vetëmbrojtjeje.

​

Qëllimi i këtij turneu  është të mbështesë gratë dhe vajzat shqiptare, që për shkak të pasojave të pandemisë COVID – 19 dhe tërmetit janë detyruar të struken më shumë në rolet e tyre tradicionale si dhe kanë përjetuar dhunën me bazë gjinore.

​

Gentiana Susaj, drejtore e ESD Global për Europën tha se “Një grua të fortë nuk e bëjnë muskujt por mënyra se si i njeh dhe i përballon pengesat. Se si e ndërton jetën e saj dhe marrëdhëniet që ka përreth.”

​

Gjatë trajnimit pjesëmarrëset mësuan për mënyrën se si duhet të veprojnë në situata të cënimit të kufijve, aftësi verbale për vendosjen e limiteve e shprehjen e nevojave si dhe  si të vetëmbrohen në situata të sulmeve fizike.

​

Një nga pjesëmarrëset u shpreh për trajnimin “Ky trajnim është i vlefshëm për të gjithë rininë Shqiptare”.

 

Një tjetër pjesëmarrëse, tha se “Kjo orë ka qenë pjesa më e bukur e të gjithë shkollës”.

 

Ky turne do të mbërrijë në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe do të përmbyllet në 10 dhjetor, çka përkon me përfundimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

​

Turneu pritet të ndërgjegjësojë dhe forcojë komunitetin duke ofruar mekanizma parandalimi, mbrojtjeje dhe mbështetje të disponueshme për të gjitha gratë në Shqipëri.  

​

ESD Albania që nga viti 2019 mbi 1000 gra dhe vajza si dhe 40 instruktorë/e janë trajnuar në Shqipëri për këtë metodologji.

​

###

​

ESD Albania është programi i OJF-s “Aikido Albania”, e dedikuar për të promovuar “Fuqizim npm. Vetëmbrojtjes”. Puna jonë fokusohet në rritjen e ndërgjegjes publike mbi të mirat e ESD dhe rritjen e aksesit të trajnimeve të ESD si mjet për të fuqizuar vajzat dhe gratë që të ndihen të lira dhe të sigurta.
 

​

bottom of page