top of page

Kliko për të shkarkuar paketën për shtyp 

Person Kontakti: 

Livia Tice

+355 69 287 8057

liviatice@googlemail.com 

NOFTIMI PËR SHTYP

TURNEU E FORTË SI GRUA BËN NDALESËN E TETË NË BERAT

​

24 gra u trajnuan për fuqizim nëpërmjet vetëmbrojtjes për parandalimin e dhunës në kuadër të Turneut eFortëSiGrua në qytetin e Berat.

 

[Berat, 2 Dhjetor 2021]: 

 

Në datë 2 dhjetor, te Biblioteka e qytetit në Berat, Turi ‘E Fortë si Grua, bëri ndalesën e tij të  tetë  në  rrugëtimin po zhvillohet në 12 qytete të Shqipërisë.

​

24 gra morën trajnim falas nga instruktoret e ESD dhe u prezantuan me metodologjinë “Fuqizimi nëpërmjet Vetëmbrojtjes” si dhe u edukuan mbi caktimin e kufijve dhe parandalimin e dhunës.

​

Trajnimet ESD ofrojnë strategji dhe mjete për t’i mësuar gratë dhe vajzat të zotërojnë aftësi vetëmbrojtjeje.

​

Qëllimi i këtij turneu  është të mbështesë gratë dhe vajzat shqiptare, që për shkak të pasojave të pandemisë COVID – 19 dhe tërmetit janë detyruar të struken më shumë në rolet e tyre tradicionale si dhe kanë përjetuar dhunën me bazë gjinore.

​

Gentiana Susaj, drejtore e ESD Global për Europën tha se “Jam shumë e kënaqur që isha pjesë e këtij trajnimi pasi mësova disa teknika praktike që janë shumë të vlefshme për t’i përcjellë në punën time.“

​

Gjatë trajnimit pjesëmarrëset mësuan për mënyrën se si duhet të veprojnë në situata të cënimit të kufijve, aftësi verbale për vendosjen e limiteve e shprehjen e nevojave si dhe  si të vetëmbrohen në situata të sulmeve fizike.

​

Ky trajnim u realizua me bashkëpunimin e bashkisë së Beratit e me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkisë, departamentit të shërbimeve sociale, psikologe dhe punonjëse sociale si dhe grupe vulnerabël.

 

Një nga pjesëmarrëset u shpreh për trajnimin “Jam shumë e kënaqur që isha pjesë e këtij trajnimi pasi mësova disa teknika praktike që janë shumë të vlefshme për t’i përcjellë në punën time.“

​

Një tjetër pjesëmarrëse, tha se „Qasje shumë origjinale, praktike dhe e prekshme. Vajzat trajnuese, ndihmuese dhe shumë sportive.“

​

Në këtë trajnim ishin prezentë dhe Michele Ribotta, përfaqësues i UN Women në Shqipëri dhe Piro Xheblati, drejtori i shërbimit social.

​

Michele Ribotta tha se “Ne besojmë ktë metodologji dhe mendojmë se ajo ka potencialin të ndryshojë gjërat për sa i përket mënyrës se si vajzat mund të reagojnë në situata dhune.”

​

Ndërsa Piro Xheblati, Drejtues i Departamentit Social tha se “Jam falenderues sidomos ndaj grave të stafit të cilat sakrifikojnë nga vetja e tyre për ato gratë në nevojë”.

​

Ky turne do të mbërrijë në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe do të përmbyllet në 10 dhjetor, çka përkon me përfundimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

​

Turneu pritet të ndërgjegjësojë dhe forcojë komunitetin duke ofruar mekanizma parandalimi, mbrojtjeje dhe mbështetje të disponueshme për të gjitha gratë në Shqipëri.  

​

ESD Albania që nga viti 2019 mbi 1000 gra dhe vajza si dhe 40 instruktorë/e janë trajnuar në Shqipëri për këtë metodologji.

​

###

​

ESD Albania është programi i OJF-s “Aikido Albania”, e dedikuar për të promovuar “Fuqizim npm. Vetëmbrojtjes”. Puna jonë fokusohet në rritjen e ndërgjegjes publike mbi të mirat e ESD dhe rritjen e aksesit të trajnimeve të ESD si mjet për të fuqizuar vajzat dhe gratë që të ndihen të lira dhe të sigurta.
 

​

bottom of page