top of page

Kliko për të shkarkuar paketën për shtyp 

Person Kontakti: 

Livia Tice

+355 69 287 8057

liviatice@googlemail.com 

NOFTIMI PËR SHTYP

TURNEU E FORTË SI GRUA BËN NDALESËN E SHTATË NË KORÇË

33 vajza u trajnuan për fuqizim nëpërmjet vetëmbrojtjes për parandalimin e dhunës në kuadër të Turneut eFortëSiGrua në qytetin e Korçës

 

[Korçë, 1 Dhjetor 2021]: 

 

Në datë 1 dhjetor, te Qyteza e fëmijëve , Turneu ‘E Fortë si Grua, bëri ndalesën e tij të  shtatë  në  rrugëtimin po zhvillohet në 12 qytete të Shqipërisë.

33 vajza morën trajnim falas nga instruktoret e ESD dhe u prezantuan me metodologjinë “Fuqizimi nëpërmjet Vetëmbrojtjes” si dhe u edukuan mbi caktimin e kufijve dhe parandalimin e dhunës.

Trajnimet ESD ofrojnë strategji dhe mjete për t’i mësuar gratë dhe vajzat të zotërojnë aftësi vetëmbrojtjeje.

Qëllimi i këtij turneu  është të mbështesë gratë dhe vajzat shqiptare, që për shkak të pasojave të pandemisë COVID – 19 dhe tërmetit janë detyruar të struken më shumë në rolet e tyre tradicionale si dhe kanë përjetuar dhunën me bazë gjinore.

Gentiana Susaj, drejtore e ESD Global për Europën tha se “Një grua të fortë nuk e bëjnë muskujt por mënyra se si i njeh dhe i përballon pengesat. Se si e ndërton jetën e saj dhe marrëdhëniet që ka përreth.”

Gjatë trajnimit pjesëmarrëset mësuan për mënyrën se si duhet të veprojnë në situata të cënimit të kufijve, aftësi verbale për vendosjen e limiteve e shprehjen e nevojave si dhe  si të vetëmbrohen në situata të sulmeve fizike.

Një nga pjesëmarrëset u shpreh për trajnimin “Ky aktivitet ishte pikërisht çfarë na duhej për të shtypur mentalitetin e gabuar, për të thënë ‘Jo’”.

 

Një tjetër pjesëmarrëse, tha se “Mendoj se duhet t’i kushtojmë më tepër kohë dhe teknikave të vetëmbrojtjes të cilat kanë nevojë për shumë praktikë pasi jo kudo e hasim këtë mundësi.”

Ky trajnim u zhvillua në bashkëpunim me organizatën “Korça Women Power” dhe Bashkinë e Korçës.

 

Ky turne do të mbërrijë në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe do të përmbyllet në 10 dhjetor, çka përkon me përfundimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Turneu pritet të ndërgjegjësojë dhe forcojë komunitetin duke ofruar mekanizma parandalimi, mbrojtjeje dhe mbështetje të disponueshme për të gjitha gratë në Shqipëri.  

ESD Albania që nga viti 2019 mbi 1000 gra dhe vajza si dhe 40 instruktorë/e janë trajnuar në Shqipëri për këtë metodologji.

###

ESD Albania është programi i OJF-s “Aikido Albania”, e dedikuar për të promovuar “Fuqizim npm. Vetëmbrojtjes”. Puna jonë fokusohet në rritjen e ndërgjegjes publike mbi të mirat e ESD dhe rritjen e aksesit të trajnimeve të ESD si mjet për të fuqizuar vajzat dhe gratë që të ndihen të lira dhe të sigurta.
 

bottom of page